Sassuolo humbet dhe thuajse bie në Seria B, Kumbulla gabon sërish

Sassuolo humbet përsëri, duke i thënë lamtumirë Serie A, pasi vetëm matematika e lejon të shpresojë. Emilianët u mposhtën 0-2 nga Cagliari i Claudio Ranierit, që siguroi tri pikë fantastike në “Mapei Stadium”.

Matteo Prati dhe Gianluca Lapadula me penallti shënuan për sardët në 20 minutat e fundit. Fajtor te goli i dytë i Cagliarit Marash Kumbulla, i cili shkaktoi një penallti naive.

Zhgënjim i madh te Sassuolo, që është me një këmbë në Serie B. Nedim Bajrami e ndoqi gjithë takimin nga pankina, teksa Kumbulla u fut në fushë në minutën e 20-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?