Sassuolo mund Napolin dhe merr vendin e dytë, Roma thyen Fiorentinën (VIDEO)
Napoli i jep fund serisë së rezultateve pozitive në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme ka pësuar një humbje befasuese 0-2 ndaj Sassuolos. Skuadra e De Zerbit po zhvillon një sezon fantastik, teksa tashmë gjendet në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Milani.
Locatelli zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 58-të, ndërkohë që në minutën e 5-të te shtesës shënuan edhe golin e dytë me Lopez që dhuroi spektakël në zonën e “Të Kaltërve”.
Roma fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Fiorentinës. Spinazzola dhe Pedro shënuan për verdhekuqtë, ndërkohë që Kumbulla u hodh në fushë vetëm në minutat e fundit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

