Seferi transferohet në Ukrainë, Tirana mbush “arkën”

Taulant Seferi ka firmosur me klubin e Vorskla Poltava, skuadër që konkurron në Premier Leaguen e Ukrainës. Supersport raporton se bëjnë Tirana e ka shitur sulmuesin te klubi ukrainas për shifrën e 500 mijë dollarëve.

25-vjeçari ka firmosur për 3 vite më Vosklan dhe gjatë kësaj periudhe Seferi do të përfitojë plot 700 mijë dollar. Në fillim të kësaj jave sulmuesi nga Kumanova do të udhëtojë në drejtim të Ukrainës, ku do të bashkohet me skuadrën e re.

Ditën Taulant Seferi luajti ndeshjen e fundit me fanellën “bardheblu” atë ndaj Kukësit, e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022-2023 të Superiores, që u mbyll me barazimin 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?