Sekretet e faullit magjik të Messit, zbuloni si i mashtroi të gjithë “Pleshti” (VIDEO)
Lionel Messi mahniti botën e futbollit pas dopietës së ditës së djeshme ndaj Liverpoolit. Goli i dytë ishte një magji e argjentinasit, ku na një distancë 27 metra e dërgoi topin në trekëndëshin e djathtë të portierit Alison.
Mirëpo një foto që po qarkullon në rrjet tregon se numri 10 i Barcelonës përdori një dredhi. Fabinho ndërhyri ndaj argjentinasit në mesfushë dhe në momentin që ky i fundit mori topin për të gjuajtur e zhvendosi faullin me disa metra më përpara në mënyrë që të kishte një kënd më të mirë goditjeje.
“Pleshti” e di mjaft mirë pozicionin e tij të favorshëm, ndaj edhe faullin e fitoi me mjeshtëri.

KOHA JONË SONDAZH

