Sergio Ramos merr “frenat” e liderit

Sezoni i Sergio Ramos për momentin ndryshon rrënjësisht me atë të mëparshëm. Ai i ka harruar dëmtimet e vazhdueshme që e penguan të performonte rregullisht gjatë vitit të kaluar dhe ka bërë një hap përpara. Ramos është pozicionuar, si një nga tre mbrojtësit qendrorë të Galtier, duke fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht lidershipit dhe hierarkisë së Ramosit te PSG, klubi francez është ende duke punuar për të nënshkruar me një mbrojtës, që mund të konkurrojë me andaluzianin.

Sipas ‘L’Équipe’, këshilltari i ri sportiv i parizienëve, Luis Campos, e ka paralajmëruar spanjolin se ata po përpiqen të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës, me synimin për të rritur konkurrencën e ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk e ka shqetësuar Ramosin, pasi marrëdhënia mes spanjolit dhe portugezit është e përzemërt dhe e sinqertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?