Serie A “ndizet” për zonën Champions, çfarë ndodh nëse të gjitha shkojnë 71 pikë?

Dy javët e fundit të Serie A premtojnë spektakël dhe emocione të jashtëzakonshme në garën për një vend në UEFA Champions League.

Të dielën, të gjitha skuadrat do të zbresin në fushë në të njëjtën orë, në një atmosferë që rikthen nostalgjinë e futbollit të dikurshëm. Gara për zonën Champions mbetet plotësisht e hapur, me pesë ekipe që luftojnë për vetëm tre vende dhe me çdo skenar ende të mundshëm.

Sipas mediave italiane, në 180 minutat e fundit të kampionatit ekzistojnë më shumë se 59 mijë kombinime të ndryshme rezultatesh, ku secili prej tyre mund të prodhojë renditje dhe verdikte të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje ekziston edhe një mundësi e rrallë, por jo e pamundur, që pesë skuadra të mbyllin sezonin me nga 71 pikë. Ky skenar do të realizohej nëse SSC Napoli merr vetëm një pikë në ndeshjet ndaj Pisa SC dhe Udinese Calcio, ndërsa Juventus fiton vetëm një nga sfidat kundër Fiorentina dhe Torino FC. Në të njëjtën kohë, Milan dhe Roma duhet të grumbullojnë nga katër pikë secila, ndërsa Como t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rast se kjo situatë ndodh, gjithçka do të vendosej nga klasifikimi i veçantë mes skuadrave të përfshira. Sipas kësaj renditjeje, Milani do të ishte skuadra më e favorizuar me 13 pikë, i ndjekur nga Como dhe Napoli me nga 12 pikë, por me avantazh në golavarazh për ekipin lombard.

Në këtë skenar dramatik, Juventusi dhe Roma do të mbeteshin jashtë Champions League.

Klasifikimi i veçantë i mundshëm:

Milan – 13 pikë

Como 1907 – 12 pikë (+2 golavarazh)

Napoli – 12 pikë (-1 golavarazh)

Juventus – 9 pikë

Roma – 6 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?