Sfida Vllaznia-Kukësi, shkodranët ruajnë kryesimin

Vllaznia nuk shkoi dot përtej një barazimi pa gola ndaj Kukësit, në një sfidë ku pati disa mundësi shënimi, por i shpërdoroi. Mes tyre edhe një 11-metërsh që nuk e shndërroi dot në gol Demir Imeri, me Xhikën që grushtoi goditjen e tij.

Pas penalltisë së humbur, Kukësi mund të ndëshkonte shkodranët me Eze, por goditja e sulmuesit përfundoi jashtë për fare pak.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore e Vllaznisë, që vijon të kryesojë renditjen, me 42 pikë, një më shumë sesa ndjekëset Teuta dhe Laçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?