Sfumohet ëndrra e Bolt për t’u bërë futbollist profesionist.

Skuadra australiane e Central Coast Mariners ka mbyllur bashkëpunimin me ish-atletin xhamajkan Usain Bolt. Ky i fundit u stërvit për dy muaj me radhë me ekipin që militon në A-League, duke shënuar edhe dy gola në miqësoren e fundit.

Skuadra e Mariners i ofroi një kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej 150 mijë dollarësh në vit, por Bolt refuzoi, duke kërkuar 3 milionë dollarë në vit.

“Për ne ka qenë një kënaqësi të punonim me Usain Bolt, me shpresën për t’i plotësuar dëshirën, për t’u bërë një futbollist profesionist. Ne i ofruam edhe një kontratë, por nuk arritëm një marrëveshje. Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm për të dyja palët, pasi prania e Bolt rriti vëmendjen e mediave dhe fansave për ekipin tonë në kampionatin australian. Ne i urojmë suskese ne të ardhmen, në realizimin e ëndrrës së tij”, shkruhet në deklaratën për shtyp të ekipit australian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?