Shah, 11-vjeçarja shqiptare Isufi shkëlqen në Turneun e Hapur Ndërkombëtar të Romës
Ellisa Isufi, shahistja 11-vjeçare shqiptare ka shkëlqyer në raundin 7 të Turneut të Hapur Ndërkombëtar të Romës 2017 (Seksioni B). Ajo ka fituar ndaj Rafaelle RIGA (ITA) 1803 dhe është ringritur ndjeshëm në klasifikim!
Këto janë foto nga zhvillimi i raundit të 7-te (rivalët e Elisës) mbas të cilit kryeson i vetëm me 6 pikë shahisti nga Russia , A Beshukov ndjekur nga FM Van Holand Patrik, nga Monaco dhe C/Mjeshtri italian Flavio Carnicelli me 5,5 pike.
Instruktori Kombëtar i FIDE, Arian Bllaca, njoftoi se Elisa ndodhet në kuotën e 4 pikëve ( 2 fitore 4 barazime dhe 1 humbje ) dhe ndan vendet 17-29 (23) nder 68 garues ne kuote te barabarte me shahiste nga Meksika,Italia, Gjermania, Austria dhe Greqia.
Krahas klasifikimit të përgjithshëm në përfundim të Turneut është parashikuar edhe premiacioni për rezultatin më të lartë mes femrave në garë. Mbas raundit të 7-të, pretendentë janë Elisa Isufi e Shqipërisë dhe shahistja gjermane Felicitas Ophelia Koellner (1824 elo), të cilat ndodhen në kuotë të barabartë pikësh.
Në rast pikësh të barabarta në përfundim të 9 raundeve, fituese shpallet lojtarja shqiptare në bazë të performancës më të lartë që i jep epërsi të ndjeshme në sistemin teknik Bucholtz, i cili do të rendiste më sipër Elisen.
Lojtaret italiane dhe shahistja nga Kili janë aktualisht larg këtij pretendimi.
/ SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH






