Shaqiri: Meritoj respekt, jam fitues i Champions League

Xherdan Shaqiri ka sulmuar kritikët, duke  kujtuar se ai është fitues i shumë trofeve, përfshirë Champions League me Bayern Munich, si dhe ka insistuar se duhet të mbahet në mend për sukseset dhe jo për rënien nga Premier League me Stoke Cityn sezonin e kaluar. Mesfushori me origjinw shqiptare ka reaguar ashpër ndaj sugjerimeve se Jurgen Klopp e ka transferuar atë thjesht për ta plotësuar numrin e lojtarëve te Liverpool.

“Rënia nga liga me Stoke ishte përvojë shumë e keqe për klubin dhe për mua personalisht. Shpresojë se klubi do të rikthehet në Premier League. Por, përkundër asaj që ndodhi atje, unë jam fitues i  Champions League. Mendoj se kjo meriton respekt.

Njerëzit duhet ta mbajnë në mend se ku kam luajtur më parë, cilësitë që i posedoj, si dhe atë që e kam arritur në futboll. Kam luajtur për njërin prej klubeve më të mëdha në botë, Bayern Munich, dhe përsëri po luaj për një klub shumë të madh, prandaj nuk ndiej presion në fanellën e Liverpoolit”, deklaroi Shaqiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?