Shaquille O’neal debutim spektakolar në “Wrestling”, largohet me barelë pas fluturimit (VIDEO)
Shaquille O’Neal u ngjit në ringun profesionist të AEW (All Elite Wrestling). Gjiganti 2,16 metra i lartë u paraqit në formë të shkëlqyer fizike, ku së bashku me miken Jade Cargill, dueloi përballë Cody Rhodes dhe Red Velvet. Duke shfrytëzuar forcën e pabesueshme fizike, ish-qendra e Los Angeles Lakers, i dominoi pjesën më të madhe të dueleve me rivalin Cody.
Por, mungesa e përqendrimit dhe eksperienca e pakët në ring, bën që në fundin e sfidës, kundërshtari ta hidhte jashtë ringut me një lëvizje akrobatike. Shaquille O’Neal u përplas me dy tavolina të vendosura jashtë ringut, madje ishte e nevojshme ndërhyrja e mjekëve, që e larguan me barelë.
Pas ndeshjes ish-basketbollisti ishte zhdukur nga ambulanca që duhej ta transportonte në spital, ndërsa vlerësimet për debutimin në botën e “Wrestling” ishin mjaft pozitive.
KOHA JONË SONDAZH

