Sherri dhe Mazrekaj “heronj”, Laçi në gjysmëfinalen e Kupës pas penalltive (VIDEO)
Laçi siguron një vend për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit eliminuan Partizanin pas gjuajtjes së penalltive, pasi 120 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 0-0.
Ishte një ndeshje që kishte shumë ritëm, me të dyja skuadrat që kishin mundësi të mira shënimi. Shehu dhe Harmon te vendasit kishin shansin për të realizuar, ndërkohë që në krahun tjetër, Partizani rrezikoi me Çinarin dhe Malën, por pretenduan edhe për penallti.
As 30 minutat shtesë nuk mjaftuan për të zhbllokuar sfidën. Alen Sherri bëri heroin te kurbinasit duke ndalur Bardhin dhe Carën, ndërkohë që Alban Hoxha frenoi vetëm Emiljano Mustën. Në fund ishte Mazrekaj që nuk fali nga pika e bardhë duke i dhënë kualifikimin kurbinasve dhe duke eliminuar ish-ekipin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

