FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherri në fushë mes Vlahovic dhe Locatellit, marrin gjobë të majme

Juventus ka vendosur të ndëshkojë dy nga lojtarët e saj kryesorë, Dušan Vlahović dhe Manuel Locatelli, me gjobë të konsiderueshme pas një përplasjeje verbale gjatë ndeshjes së fundit ndaj Fiorentinës.

Ngjarja ka ndodhur në takimin e zhvilluar në “Allianz Stadium”, ku nervozizmi pas humbjes ka çuar në një debat të ashpër mes dy futbollistëve në fushë. Incidenti nuk i ka shpëtuar tifozëve të pranishëm dhe është përhapur me shpejtësi edhe në rrjetet sociale, duke krijuar reagime të shumta rreth situatës brenda skuadrës.

Sipas burimeve pranë klubit, drejtuesit e Juventusit kanë reaguar menjëherë, duke vendosur gjoba për të dy lojtarët si një masë disiplinore dhe njëkohësisht si një sinjal për gjithë grupin në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi bardhezi kërkon të ruajë qetësinë dhe disiplinën në dhomën e zhveshjes, sidomos në prag të derbit të ardhshëm, një ndeshje vendimtare për objektivin e kualifikimit në Champions League. Aktualisht, Juventusi nuk e ka më në dorë fatin e tij dhe është i varur nga rezultatet e rivalëve direkt në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi për gjobë shihet si një mesazh i qartë nga klubi: uniteti dhe përqendrimi janë prioritet absolut në javët e fundit të sezonit, ku çdo hap i gabuar mund të rezultojë vendimtar për objektivat sezonalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?