Shikoni shpërthimin e gazetarit të fiksuar pas Barcelonës: Lojtarë pa gjak! (VIDEO)
Analisti i njohur, Cristóbal Soria, ka shpërthyer në emisionin “Jugones” pas humbjes së Barcelonës në shifrat 4-0 ndaj Liverpoolit. Reagimi i tij ka qenë një ndër më të komentuarat në rrjetet sociale në Spanjë.
“Nuk është një mungesë përqendrimi, është mungesa e karakteri, goli i katërt, është mungesë përqendrimi? Jo, është një problem karakteri dhe përqendrimit” , tha Andaluziani.
Disa sekonda më pas ai u ngrit nga karrigia dhe më pas filloi që të akuzonte futbollistët katalanas të cilët sipas tij luajtën sikur janë njerëz pa gjak, ndërkohë që nuk munguan as ofendimet. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

