Shkarkimi i Lopeteguit, mund të ketë një faturë të frikshme për Realin

Shkarkimi i Lopetegui-t rrezikon t’i kushtojë shumë presidentit Florentino Perez. Siç ka vënë në dukje “Mundo Deportivo”, në karrierën e tij si president, Perez ka shpenzuar rreth 25 milionë euro në dëmshpërblime dhe likuidime për trajnerët që kanë drejtuar skuadrën deri tani. Por lamtumira e Lopetegui mund të transformohet në shkarkimin më të shtrenjtë të epokës Perez.

Në fakt, nëse ish-trajneri i Spanjës nuk do të pranojë ta prishë kontratën dhe të presë skadencën e saj në 2021-in, Perez do të ishte i detyruar të paguante 36 milionë euro për një trajner që do ta përfitojë këtë shumë pa punuar. Një rekord i vërtetë, që Perez shpreson të mos realizohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?