FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkarkohet trajneri i futbollit të Tirana

Rezultate negative dhe përplasjet me disa nga futbollistë kryesorë të ekipit i kushtuan pankinën trajnerit të fundit të huaj në kategorinë Superiore. Zhoze Marselo Ferreira që në opinionin sportiv njihet si Ze Maria, nuk do të jetë më në stolin e Tiranës, skuadër të cilën e ngjiti në elitën e futbollit shqiptar, por me të cilën ndahet me konsensus.

Pasditen e kësaj të enjteje, trajneri brazilian mblodhi lojtarët dhe stafin dhe pas një komunikimi të shkurtër, takoi presidentin Refik Halili për mënyrën e shkëputjes së kontratës. Me një akord ku në lojë ishin miliona, u gjet gjuha e përbashkët me aksionerin në mazhorancë të bardhebluve, dhe kështu ish futbollisti i njohur, largohet zyrtarisht nga ekipi kryeqytetas.

Tirana ndërkohë duket se kishte marrë masat për zëvendësuesin e brazilianit edhe pse do të prezantojë pasardhësin në fundjavë. Emri më i kuotuar për tu ulur në pankinën e 24 herë kampionëve të vendit është Ardian Mema.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish mesfushori që të gjithë karrierën si profesionist ia kushtoi ngjyrave bardheblu, ka arritur parimisht akordin me presidentin Halili, dhe në mungesë të surprizave të fundit, do të prezantohet si trajner i ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?