FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëlqeu me Kombëtaren, vërshojnë ofertat për yllin e ri të kuqezinjve

Eros Grezda është një nga emrat më të përfolur së fundmi te kuqezinjtë tanë. 22-vjeçari shkëlqeu në ndeshjen ndaj Italisë dhe tashmë paraqitje e tij ka marrë jehonë në mbarë Europën.

“Tuttomercatoweb” është një nga faqet italiane që ka folur me superlativa për lojtarin e Kombëtares shqiptare. Sipas faqes italiane, disa klube në vendin fqinj kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Kujtojmë që klubi i Genoas ishte një prej atyre që donte Grezdën në skuadër, ndërsa tashmë për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i Osijek, shprehet se Grezda është një thesar, dhe se ia vlen të mbështetet. Shumë menaxherë nga Seria A janë afruar për futbollistin me origjinë nga Kosova, gjithsesi interesimin më konkret e ka shfaqur tashmë klubi i Crotones.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas paraqitjeve të mira edhe me Kombëtaren, karriera e Grezdës duket se mund të marrë një ngritje tepër të madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?