FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shorti i Europa Ligës/ Pëcaktohen dy vazot, priten përballje mes ekipeve të mëdha

Pasi u përcaktuan 32 skuadrat për fazën tjetër të Ligës së Europës, është bërë e mundur edhe ndarja nëpër vazo të skuadrave të cilat do të vihen përballë njëra-tjetrës nga shorti që do të hidhet nga UEFA ditën e hënë me datë 11 dhjetor në Nyon të Zvicrës.

Sipas rregullores së UEFA-s në vazon e parë kanë shkuar të gjitha fitueset e grupeve të Ligës së Europës, ashtu si edhe katër skuadrat që grumbulluan më shumë pikë mes atyre që u renditën të tretat në grupet e Ligës së Kampioneve. Pra, skuadrat e Napolit, Spartak Moskës, Sëlltikut dhe Borusias së Dortmundit u janë bashkuar ekipeve në vazon e dytë. Duke llogaritur se kjo vazo ka në përbërje edhe Olimpikun e Marsejës, Olimpikun e Lionit apo Real Sociedad, Nicë pritet që shorti të dhurojë përplasje për skuadrat që gjenden në vazon e parë si Milan, Arsenal, Lacio, Atletiko Madrid, Lajpcig, Vijareal apo Sportingu i Lisbonës

VAZO E PARË
CSKA Moskë, Atletiko Madrid, Lajpcig, Sporting Lisbonë, Vijareal, Dinamo Kiev, Braga, Milan, Atalanta, Lokomotiv Moskë, Plzen, Arsenal, RB Salzburg, Atletik Bilbao, Lacio, Zenit.
VAZO E DYTË
Napoli, Spartak Moskë, Sëlltik, Borusia Dortmund, Astana, Partizan Beograd, Ludogorets, AEK, Olimpik Lion, Kopenhagë, FCSB Bukureshtit, Crvena Zvezda, Olimpik Marsejë, Ostersund, Nicë, Real Sociedad.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?