Shpërthen festa në Londër, fishekzjarrë dhe pushtim rrugësh nga tifozët e Arsenalit pas titullit historik

Londra Veriore ka shpërthyer në festë. Pas një pritjeje të gjatë 22-vjeçare, Arsenal është shpallur kampion i Anglisë për herë të 14-të në histori, duke rikthyer entuziazmin te tifozët që prej dekadash prisnin një moment të tillë.

Titulli erdhi në mënyrë të pazakontë, larg fushës së lojës. Barazimi i Manchester City ndaj Bournemouth, në një sfidë që frenoi skuadrën e Pep Guardiolës, i hapi rrugën triumfit të “Topçinjve”, të cilët më herët kishin siguruar një fitore minimale ndaj Burnleyt.

Qindra tifozë nisën të grumbulloheshin pranë “Emirates Stadium” sapo u kuptua se ëndrra mund të bëhej realitet. Me minutat shtesë të sfidës së Cityt që afroheshin drejt fundit, atmosfera në veri të Londrës u elektrizua. Pas vërshëllimës përfundimtare, shpërtheu festa e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozët e Arsenal festuan gjatë gjithë natës një trofe që kishte munguar për shumë vite, sidomos pas zhgënjimeve të fundit me tre vendet e dyta radhazi në kampionat nga viti 2023 deri në 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fishekzjarrë, flakadanë, kore të pandalshme dhe trafik i bllokuar shoqëruan festimet në rrugët e Londrës Veriore. Nga pub-i i njohur “Tollington Arms” deri pranë stadiumit, emocionet ishin të forta: lot gëzimi, përqafime dhe thirrje triumfi dominuan natën historike të tifozëve.

Megjithatë, festa mund të mos mbyllet këtu. Besimi te skuadra është në kulm edhe për objektivin e radhës: finalen e Champions League kundër PSG-së, e planifikuar më 30 maj në Budapest, ku Arsenal synon të kompletojë një sezon të paharrueshëm me “dopietën” e madhe.

Britain Premier League Arsenal Soccer

Arsenal Fans Outside Emirates Stadium As Title Rivals Manchester City Play AFC Bournemouth

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?