FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpresa e fundit e Italisë për të shkuar në Botëror

Italia mbrëmë humbi mundësinë për të prerë biletën për në Botëror pasi u ndal në një barazim 0-0 me Suedinë. Nëse në bazë të formulës në aspektin e rezultatit, Italia mund t’i ketë thënë “mirupafshim” Botërorit, por për të kaltrit ka ende një fije të hollë shprese.
Në nenin 7 të rregullores së FIFA-s flitet pikërisht për një rikualifikim të mundshëm të një prej përfaqësueseve të eliminuara, në rast se një prej 32 përfaqësueseve të kualifikuara tërhiqet, ose përjashtohet nga kompeticioni. Në rast se do të verifikohet njëra nga këto dy situata, atëherë institucioni më i lartë futbollistik në planet mund të vendosë të zëvendësojë skuadrën e tërhequr, ose të përjashtuar, me një tjetër ekip. Dhe Italia, në cilësinë e ekipit më të mirë të klasifikuar në vendin e dytë në fazën e grupeve, mund të jetë zgjedhja, duke shtuar gjithashtu edhe kompetivitetin e turneut, raporton telesport.
Për momentin është e vështirë të hipotezohet një përjashtim, ose një tërheqje nga ana e ndonjë ekipi përfaqësues të kualifikuar tashmë për në Botërorin 2018. Normalisht, ka kombe në të cilat situata politike është shumë e trazuar, sikurse Koreja e Jugut, Nigeria, Irani, Arabia Saudite, Senegal, Egjipti, por për momentin, hipotezat për një rikualifikim të mundshëm të Italisë, janë shumë minimale për tu konkretizuar. Skuadrat deri tani të kualifikuara janë: Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca, Spanja, Zvicra, Anglia, Kolumbia, Meksika, Uruguai, Kroacia, Kosta Rika, Tunizia, Egjipti, Senegal, Iran, Suedia, Serbia, Islanda, Nigeria, Japonia, Marok, Panama, Korea e Jugut, Arabia Saudite.
Konkretisht, precedentët e përjashtimeve dhe rikualifikimeve të bujshme nuk mungojnë në historinë e futbollit, madje edhe në kohën moderne të sportit më të ndjekur, pas viteve 1990. Rasti më elektrizues është ai i Jugosllavisë, në kohën e Europianit të vitit 1992. Për pasojë të shpërthimit të luftës së Ballkanit, përfaqësuesja jugosllave u përjashtua nga enventi më i madh kontinental. Në vend të ish-Jugosllavisë u rikualifikua Danimarka, e cila si për surprizë më pas shtangu Europën, duke fituar eventin. Kështu, tifozët italianë mund të mbërthejnë fort me thonj shpresën e fundit, për të evituar një tragjedi mbarë kombëtare, që për Italinë përllogarit edhe një dëm ekonomik të kalkuluar rreth 1 miliard euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?