FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria e “blinduar”: Mbi 800 policë privatë në Antalia

Ndeshja miqësore mes Turqisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet të hënën e 13 nëntorit. Edhe pse miqësore, masat e marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje do të jenë të larta.

Gjatë ndeshjes, në ambientet e stadiumit do të jenë të pranishëm 200 forca policore, si edhe rreth 800 persona nga policia private. Gjithashtu, në stadium për tifozët, nuk do të lejohen monedhat metalike apo karikuesit e celularëve.

Në ndërkohë, ndeshja ndaj Turqisë do të jetë një provë e mirë për trajnerin Christian Panucci. Kjo sfidë do t’i mundësojë atij që t’i provojë taktikat e tij pa e pasur presionin e rezultateve. Strategu italian e drejtoi kombëtaren në sfida zyrtare kur e trashëgoi postin nga Gianni de Biasi, ashtu që nuk ka pasur hapësira për të bërë prova.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?