FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria fiton pastër ndaj San Marinos, vendosin Manaj dhe Uzuni (VIDEO)

Shqipëria ka arritur që të marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj San Marinos në transfertë. Ky është suksesi i dytë në grup për Kombëtaren tonë, teksa pësuan një humbje ndaj Anglisë tri ditë më parë. Kuqezinjtë nuk mundën që të zhbllokonin rezultatin në 45 minutat e para. Rastin më të pastër e pati kapiteni Elseid Hysaj, i cili u ndal nga një pritje shumë e mirë e portierit Benedetini. Pak minuta më pas asnjë nga kuqezinjtë nuk përfituan nga një hezitim në zonë i ekipit vendas, të cilët arritën të largonin topin vetëm në fund.

Në minutën e 36-të, Lacit ju hoq topi në momentin e fundit, teksa ishte shumë pranë golit të avantazhit. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Shqipëria shtoi ndjeshëm presionin me aksione të shumta, por nuk arritën që të konkretizonin shanset në metrat e fundit. Fillimi i fraksionit të dytë ishte më i mirë për Shqipërinë që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63-të. Uzuni shërben një top fantastik në zonë për Rey Manaj, i cili e ka të thjeshtë për të realizuar me kokë.

Skuadra e drejtuar nga Reja u hodh në sulm në kërkim edhe të golit të dytë, por Manaj nuk do të konkretizonte një tjetër goditje me kokë. 8 minuta nga fundi i ndeshjes ndërkohë Hysaj do të gjente shtyllën pas një kontrollit fantastik. Gjithsesi goli nuk do të vononte, pasi tri minuta më as Veseli ishte në vendin dhe në kohën e duhur për të goditur, por për fatin e tij të keq në fund e devijon topin Uzuni. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?