Shqipëria fiton vëllazëroren ndaj Kosovës, vendosin Balaj dhe Uzuni (VIDEO)

Shqipëria ka arritur që të marrë një fitore 2-1 në vëllazëroren përballë Kosovës, duke marrë disi hak për disfatën 3-0 të dy viteve më parë. Kuqezinjtë u treguan më produktiv në “Elbasan Arena” në një ndeshje që në disa raste u bë e mërzitshme për shkak të ritmit shumë të ulët.

Pas disa minutave të qeta, kuqezinjtë do të zhbllokonin ndeshjen në minutën e 31-të, teksa nga një aksion fantastik të Uzunit në krahun e majtë, sulmuesi shërben në zonë për Balaj-n, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Kosova e ka të vështirë të reagojë, ndërkohë që loja u zhvillua më shumë në mesfushë.

Shqipëria do të përfitonte me një kundërsulm të shpejt për të dyfishuar në minutën e 64-t. Selahi shërben mjaft mirë për Uzunin, i cili arrin të shënojë me një goditje me të djathtë në hyrje të zonës. Kosova rihapi sfidën 6 minuta nga fundi. Muriqi fiton një 11-metërsh pas një dueli me Çepelen brenda zonës, duke përfituar nga eksperienca e tij. Nga pika e bardhë sulmuesi i Lazio do të realizonte përballe portierit Hoxha. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte me të dyja skuadrat që dhanë shumë pak, por në këtë sfidë fitues dolën kuqezinjtë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?