Shqipëria U-17 thyhet nga Norvegjia, dominim pa rezultat i kuqezinjve
Shqipëria U-17 ka pësuar një tjetër humbje pas turpërimit nga Çekia. Këtë radhë kuqezinjtë e vegjël janë mundur në “Elbasan Arena” nga Norvegjia U-17 me rezultatin 3-1. Skuadra e Xhemal Mustedanagiç nuk rezistoi më shumë se 45 minuta, pasi pësoi golin e parë në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë.
Norvegjezët kaluan në avantazh me anë të Gelmujden. Në pjesën e dytë miqtë skandinavët realizuan dhe golin e dytë me anë të Opegard, sapo ishte mbushur një orë lojë. Norvegjezët e ndërlikuan situatën 15 minuta para fundit, kur Tveiten la skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Shqipëria arriti që të ngushtonte diferencën me një gol të Gjinit në minutën e 80-të, por më pas nuk erdhi pika e parë. Në sekondat e fundit erdhi dhe goli i tretë i miqve. Në këtë mënyrë Shqipëria U-17 nuk ka më shpresë për kualifikim, pasi në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Roza Haxhiu”, Çekia U17 kanë mundur homologët nga Azerbajxhani me shifrat 2-0.
KOHA JONË SONDAZH

