FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtuttgart fitore në ‘frymën e fundit’ ndaj Koln

Stuttgart rikthehet te fitorja në Bundesligë, duke mposhtur 2-1 vetëm në fund Kolnin, në takimin që hapi javën e tetë në “Mercedes Benz Arena”. Fitorja e tretë sezonale kjo për skuadrën e Wolf Hannes, që e rinis si duhet kampionatin.

Në minutën e 38-të, të zotët e shtëpisë kaluan përpara me Donis që fitoi betejën me Sorensen për të ndëshkuar Timo Horn.

Pjesa e parë u mbyll me Stuttgartin në avantazh, por skuadra e Peter Stoger nuk u dorëzua dhe ja doli të gjente golin e barazimit në minutën e 77-të me Dominique Heintz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak minuta para fundit miqtë pretenduan për një penallti, për një ndërhyrje te Denis Aiogo ndaj Guirassu dhe arbitri Cortus fillimisht e akordoi 11-metërshin, por pas disa minutave ndihmë nga teknologjia dhe VAR anuloi vendimin fillestar mes protestave të Kolnit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur dukej se Kolni do të dilte me të paktën një barazim u ndëshkua në minutat e shtesës nga Chadrac Acolo. 2-1 për Stuttgartin, që ja del të fitojë vetëm në fund duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve po aq sa Schalke në vendin e 9, ndërsa Koln mbetet në fundin e tabelës me vetëm një pikë pas 8 ndeshjeve të para.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?