Shtyrja e mundshme e supersfidës me Napolin, reagon Juventusi: Ne do të zbresim në fushë!

Ndeshja Juventus-Napoli rrezikon që të mos luhet nesër në mbrëmje pasi klubi i Napolit nuk do të udhëtojë në Torino për shkak se është ndaluar nga rajoni i Kampanjës. Në këtë mënyrë skuadra e Gattusos rrezikon që ta humbasë ndeshjen në tavolinë.

Skuadra e Juventusit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ata do të zbresin në fushë.

“Juventus Football Club njofton se skuadra e parë do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen Juventus-Napoli nesër në orën 20:45, ashtu siç është parashikuar në kalendarin e Legas në Seria A”. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?