Shuhet ish-portieri i famshëm skocez, fitoi Premier League-n në vitin 2001

Topat në portë i priste, por betejën me sëmundjen nuk e fitoi. Ish-portieri skocez i Rangers dhe Manchester United, Andy Goram, u nda nga jeta këtë të shtunë në moshën 58-vjeçare.

Në një sondazh me tifozët në vitin 1999 ai u votua si portieri më i mirë në historinë e Rangers. Andy bëri gjithsej 260 paraqitje për Rangers midis 1991 dhe 1998, duke fituar pesë tituj kampon, tri Kupa të Skocisë dhe dy Kupa të Ligës.

Ai luajti 43 ndeshje për Skocinë dhe ishte portieri titullar në Euro 1992 dhe 1996. Po ashtu Goram ishte pjesë e skuadrës së Manchester United që fitoi Premier League në 2001.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?