FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Simeone përgëzon Messin për kualifikimin: Tregoi se është më i miri në Botë

Diego Simeone dhe Leo Messi janë dy prej personaliteteve më të famshëm në Argjentinë. Edhe pse trajneri i Atleticos dhe ylli i Barcelonës nuk kanë një marrëdhënie të madhe jashtë fushës së lojës, ata kanë respekt të përbashkët për njëri-tjetrin.

Tekniku 47-vjeçar foli këtë të premte, pas ndeshjes së Argjentinës, edhe për faktin që tre golat e Messit e çuan vendin e tij në Rusi.

“Qëndrova zgjuar dhe e pashë ndeshjen. Messi ishte në natën që të gjithë argjentinasit do të kërkonin të ishte. Pavarësisht se Ekuadori shënoi i pari, Messi me golat e tij, i tregoi atyre që nuk kishin besim tek ai, se është lojtari më i mirë në Botë”, deklaroi Diego Simeone.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?