Situata e pazakontë në Superiore, FSHF organizon mbledhje me arbitrat (VIDEO)

Arbitrimi shqiptar është duke kaluar një situatë shumë të vështirë nga gabimet e gjyqtarëve të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e sfidave.

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e futbollit ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme me arbitrat në mjediset e stadiumit “Air Albania”, ku është analizuar edhe situata aktuale.

Në këtë mbledhje janë shtruar problematikat e javëve të fundit, teksa nuk kanë munguar kritikat nga shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, i cili e ka cilësuar si anoramale situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi mbledhur këtu me arbitrat e Kategorisë Superiore dhe të Parë, për seminarin periodik. Ne mblidhemi çdo muaj me arbitrat,  por ky seminar përkon me një situatë jo të zakonshme në lidhje me performancën, pasi në katër javët e para të gjysmës së dytë të sezonit gjyqtarët kanë gabuar në disa ndeshje dhe ne jemi këtu për të dhënë argumentet e gabimeve dhe për të gjetur rrugën dalëse nga dalë nga kjo situatë jonormale. Jemi mbledhur për pjesë teorike dhe praktike për të parë argumentet e gabimet dhe për të dëgjuar arbitrat se përse kanë gabuar në momente të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastaj është pjesa jonë, ne do të tregojmë rrugën e daljes nga kjo situatë dhe t’i japim arbitrave instrumentet e duhura për të dalë nga kjo situatë, që nga ndeshjet e nesërme në Kupën e Shqipërisë, për të pasur një  rikthim në performancat normale”, u shpreh Jareci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?