S’ka muaj mjalti, pas martesës Granit Xhaka rikthehet në stërvitje
Megjithëse martesën e shoqërojnë gjithmonë pushimet e ‘muajit të mjaltit’, nuk ka ndodhur kështu për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar, pas martesës me Leonitën, është rikthyer në stërvitje tek skuadra e Arsenalit.
Xhaka ishte transferuar vitin e kaluar nga Borussia Moenchengladbach, dhe pritet që të jetë një lojtar kyç i Arsenalit për sezonin e ardhshëm, ku kanë ambicie më të mëdha.

Ndërkohë, stërvitjeve ende nuk i është bashkuar Shkodran Mustafi, i cili ishte i angazhuar në Kupën e Konfederatave me Gjermaninë.
KOHA JONË SONDAZH

