FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal në Gjermani, shkarkohet përgjegjësi i VAR, favorizoi një skuadër

Federata Gjermane e Futbollit vendosi të shkarkojë nga detyra Hellmut Krug, supervizorin e sistemit VAR. Ky i fundit akuzohet se ka favorizuar Schalken, pasi ka qenë i pranishëm në Gelsenkirchen, në ndeshjen kundër Wolfsburgut.

Edhe pse Video Assistant Referee vlerësohej si sistemi që do të kufizonte gabimet e arbitrave dhe do ti ndihmonte që në raste të dyshimta të marrin vendimin më të drejtë, pa ndikuar në rezultatin e ndeshjes, në Bundesligë shpërthyen polemikat.

Akuzat rreth Hellmut Krug shpërthyen gjatë javëve të kaluara, për shkak të disa episodeve në të cilat përgjegjësi i sistemit VAR ndikoi në vendimet e asistentëve video të pranishëm në ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problematikat më të mëdha ishin ato në ndeshjen e Schalkes dhe Wolfsburg, gjatë së cilës u morën dy vendime që favorizuan vendasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krug ndikoi në vendimin e asistentit video Marco Fritz për të akorduar 11-metërsh në favor të ekipit nga Gelsenkirchen, qytet ku për më tepër Krug ka lindur.

Ish-supervizori tashmë nuk do të ketë asnjë përgjegjësi në sistemin VAR, por do të qëndrojë në detyrë në Federatën Gjermane, ku do të kujdeset për analizat e dokumentacionit teknik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?