FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal në “Selman Stërmasi”, tifozët e Tiranës rrihen me lojtarët e tyre (VIDEO)

Tifozët e Tiranës sot kanë prekur pikën më të ulët. Sikur të mos mjaftonte kontestimi që i kanë bërë lojtarëve apo presidencës, sot kanë bërë një gjest tejet të shëmtuar, duke sulmuar lojtarët e skuadrës së tyre.

Me pretendimin se po kërkonin llogari ndaj futbollistëve në fushë, ultrasit e skuadrës bardheblu kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë ndalur fillimisht Dokën e pastaj Imamin, duke i kërkuar që të hiqnin fanellat dhe pasi kanë ndeshur në kundërshtimin e lojtarëve, nuk kanë ngurruar të zihen me ta.

Pasi stjuardët e kishin të vështirë të ndalonin pushtimin e fushës, në terren ka hyrë policia e cila ka qenë e vetmja që qetësoi gjakrat ndërsa tifozët iu mbathën vrapin për të dalë nga fusha para se të ndaloheshin nga forcat e rendit. Gjithsesi, kjo është një ngjarje e turpshme e cila me siguri do të sjellë pasoja të rënda për klubin bardheblu, i cili vazhdon të dënohet nga tifozeria e vet ndoshta edhe më shumë se nga rezultatet në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?