FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal/ Pezullohet 1 vit sepse përdorte kokainë, kapiteni humb Botërorin

Placeholder Image

Paolo Guerrero është pezulluar për një vit nga futbolli pasi ka dalë pozitiv në testet për kokainë metabolite, që do të thotë se kapiteni i Perusë do nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi.

33-vjeçari rezultoi pozitiv në testet e kokainës metabolite pas një ndeshjeje kualifikuese kundër Argjentinës më 5 tetor dhe u pezullua për një periudhë prej 30 ditësh, që e la atë jashtë fitores së vendit të tij në ndeshjet “play-off” kundër Zelandës së Re.

Por, FIFA ka njoftuar sot se Guerrero është i pezulluar për një vit. Ky ndëshkim nis më 3 nëntor, atëherë kur edhe u mor vendimi për pezullimin e tij, çka nënkuptohet se ai nuk do të jetë në gjendje ta luajë në Kupën e Botës në Rusi, që fillon në qershor të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guerrero, i cili luan për Flamengon, shënoi pesë gola në eliminatore, duke i ndihmuar Kombëtares ta sigurojë vendin e pestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?