Skënderbeu dhe Partizani “arratisen”, fitore minimale ndaj Kastriotit dhe Kamzës (VIDEO)
Skënderbeu dhe Partizani rrëmbejnë fitoret e radhës në kampionat. Të dyja skuadrat kanë fituar minimalisht 1-0. Korçarët mundën Kastriotin, teksa ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Gjergji Muzaka në minutën e 29-të. Abazi kroson bukur në krahun e majtë, duke i dhënë mundësinë Muzakës që të shënojë me kokë. Krutanët kërkuan që të reagonin, por nuk arritën që të barazonin rezultatin.
Në krahun tjetër Partizani ka fituar me një gol të shënuar nga Telushi në fillimin e pjesës së dytë. Pas një goditje nga këndi, topi mbetet në zonën e vogël dhe Telushi është i fundit që e shtyn drejt rrjetës për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Skënderbeu mban vendin e parë pas 11 javësh me 26 pikë, 1 më shumë se Partizani. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

