“Skënderbeu do të bjerë nga kategoria”/ Reagon Takaj: Nuk e di që Gjika ka filluar punë në UEFA
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka komentuar deklaratën e Shpëtim Gjikës në lidhje me dënimin e Skënderbeut nga UEFA dhe që do të bjerë nga kategoria.
Presidenti i klubit korçar ka ironizuar ish- kreun. e Bashkisë së Vlorës, duke u shprehur se nuk e di që Gjika të ketë filluar punë në UEFA
“S’kam informacion se Gjika ka nisur punë në organet e UEFA-s. Unë këtë informacion se kam as nga UEFA, as nga FSHF. Sa duket zyrat e UEFA-s në Vlorë kanë më shumë informacion se zyrat e federatës dhe të Skënderbeut”, është shprehur Takaj.
KOHA JONË SONDAZH

