FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu e Partizani, short i favorshëm

Skënderbeu dhe Partizani janë ende të hidhëruara që nuk kanë fituar kampionatin shqiptar, por kanë marrë një lajm pozitiv për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Të dyja këto skuadra shqiptare do jenë të favorizuara në shortin e 19 qershorit dhe kundërshtarët e tyre në turin e parë të Europa Ligës do jenë më modestë dhe potencialisht të kalueshëm. Skëndërbeu e ka koeficentin 6.9 dhe madje nëse do ishte në turin e dytë të Europa Ligës do ishte në vazon favoritëve, ndërsa Partizani e ka koefiçentin 3, koefiçent i mjaftueshëm për të qenë në vazon e parë.

Ky është një lajm i mirë sepse kalimi i mundshëm i turit për të dyja këto klube do rrisin të ardhurat. Pjesëmarrja në dy ture do të thotë praktikisht 450 mijë euro një shifër e kënaqshme për të dy këto klube.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?