FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu me 3 mungesa, Takaj vendos 100 mijë Euro shpërblim për fitoren

Në “Elbasan Arena”, të enjten Skënderbeu do të synojë të marrë fitoren e parë në grupin B të Europa League në një ndeshje shumë të ndierë për të gjithë shqiptarët pasi përballë, korçarëve do të jetë një skuadër serbe. Por misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për formacionin e Ilir Dajës.

Edhe pse Skënderbeu e ka treguar shpeshherë që forca e vërtetë e kësaj skuadre bazohet te grupi dhe jo tek individët e veçantë, mungesat e dy lojtarëve titullarë siç janë sulmuesi i krahut Enis Gavazaj dhe mesfushori i talentuar nga Mali Bakary Nimaga pritet të peshojnë.

Të dy lojtarët janë të dëmtuar ashtu si edhe sulmuesi çek Martin Nespor i cili ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar disa seanca terapie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë presidenti Ardjan Takaj ka konfirmuar se edhe në këtë sfidë shpërblimi nuk ndryshon. Në rast fitoreje ndaj serbëve në xhepat e futbollistëve të Skënderbeut do të përfundojnë 100 mijë Euro, ndërsa në rast barazimi shpërblimi do të jetë 50 mijë Euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?