Skënderbeu ndalet ndaj Bylist, ballshiotët kërcojnë sërish me bojkot (VIDEO)
Skënderbeu nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bylisit. Korçarët patën kontrollin e lojës dhe krijuan disa mundësi, por goli i parë do të vinte vetëm në minutën e 69-të. Dejvi Bregu depërtoi në zonë dhe u pengua dukshëm nga Peposhi, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh me bindje, ndonëse nuk i tregoi kartonin e verdhë mbrojtësit ballshiot.
Protesta të lojtarëve të Bylisit ishin të shumta, teksa presidenti i urdhëroi që të dilnin nga fusha, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Nga pika e penalltisë shkoi kapiteni Bruno Dita, i cili mposhti me lehtësi portierin Hidi dhe kaloi korçarët në avantazh.
Më pas korçarët krijuan disa mundësi të tjera për të mbyllur ndeshjen, por gabuan dhe në minutën e 86-të erdhi goli i barazimit, me Gaston që përfitoi nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes vendase dhe mposhti portierin Koliçi.
Deri në fund futbollistët e Skënderbeut u hodhën në sulm për golin e fitores, të cilit i shkuan më pranë në sekondat e fundit, pro Gripshi i vetëm me portierin Hidi, nuk arriti që të shënonte.
KOHA JONË SONDAZH

