FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu shkatërron Kastriotin, Bregu shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Skënderbeu vijon ecurinë perfekte në kampionat, duke fituar edhe në transfertën ndaj Kastriotit. Skuadra e Orges Shehi triumfoi  në shifrat 0-3 duke blinduar vendin e parë në renditje pas dy javëve të para me 4 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Demte hapi serinë e golave në minutën e 16-të, me sulmuesin që gjeti golin e parë. Skuadra korçare nuk u ndal me kaq, teksa në minutën e 30-të dyfishoi rezultatin. Dejvi Bregu ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

4 minuta nga fundi ish-sulmuesi i Luftëtarit, shënoi edhe golin e dytë personal pas një shpërthimi të Otto Johni. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?