FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu shpartallon Teutën në 45 minutat e dyta

Skënderbeu duket se nuk njeh kundërshtar në Superiore. Skuadra e Ilir Dajës sapo zhvillioi ndeshjen përmbyllëse të javës së shtatë në “Niko Dovana” ndaj Teutës, duke fituar me rezultatin 4-1, shkruan SYRI.net.

Teuta e mbylli pjesën e parë në avantazh, me golin e Amadu Latif, por korçarët përmbysin gjithçka në të dytën. Afrim Taku barazon shifrat, e më pas Sabien Lilaj me penallti kalon Skënderbeun në avantazh.

Kaq duhej që Teuta të shpërfytyrohej dhe bardhekuqtë shënojnë edhe dy herë të tjera. Sowe e Muzaka me 11-metërsh shënojnë në portën e Moçkës.

Swiss Digital Desktop Reklama

4-1 dhe Skënderbeu merr fitoren e radhës, duke udhëhequr i vetëm renditjen e Superiores me 19 pikë, i ndjekur nga Kukësi me 3 më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?