FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeut i kthehen disa titullarë, Bruno Dita mungon dy ndeshje

Skuadrën e Skënderbeut e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe dëmtimet e njëpasnjëshme dhe thuajse në asnjë moment grupi nuk ka qenë i plotë për trajnerin Ilir Daja. Korçarët, pas fitores 1-4 në Durrës për javën e 7-të, kryesojnë kampionatin, ndërkohë që kanë luajtur deri tani 3 ndeshje në grupet e Europa League dhe kanë 2 pikë. Ndeshjet për ta janë të dendura, ndaj dhe dëmtimet shqetësojnë jo pak.

Situata është përmirësuar ditët e fundit, pasi disa nga të dëmtuarit janë thuajse gati. Rikthehet mbrojtësi Marko Radas, pas dëmtimi që pësoi në gju gjatë ndeshjes me Partizanin e Beogradit. Rikthehen në stërvitje të plotë me grupin edhe Nimaga, Gavazaj, Sahiti dhe Nespor, të cilët duhet të kapin formën optimale para se të aktivizohen nga minuta e parë.

Rikuperimi i këtyre lojtarëve e ngroh trajnerin Daja, por ai ka humbur të paktën për dy ndeshjet e radhës mesfushorin Bruno Dita, i dëmtuar në ndeshjen me Teutën. Dita do të qëndrojë një javë jashtë grupit, ndërkohë që disa ditë të tjera i duhen për të rifituar formën. Në këto kushte, ai do të mungojë me Luftëtarin të shtunën në kampionat dhe të enjten me Partizanin e Beogradit në Serbi në Europa League./ vipsport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?