Skriniar del negativ në testin e Covid-19, do të jetë gati për Realin

Interi më në fund merr lajme pozitive nga Milan Skriniar. Qendërmbrojtësi sllovak më në fund u testua negative për COVID-19 dhe për këtë arsye mund të kthehet në dispozicion të Contes.

Qëllimi është të jetë pjesë e skuadrës zikaltër për ndeshjen kundër Real Madrid, të martën, në Champions. Skriniar ka qenë pozitiv që nga 8 tetori dhe për këtë arsye kaloi gati një muaj në izolim, në Sllovaki.

Mungesa e mbrojtësit qendror u ndie nga zikaltrit, që ka shfaqur probleme në fazën mbrojtëse në këtë fillim sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?