Slot drejt largimit nga Liverpooli, shfaqet “hija” e Iraola-s
E ardhmja e Arne Slot në krye të Liverpoolit mbetet ende e paqartë, ndërsa drejtuesit e klubit anglez po analizojnë opsione të tjera për stolin në prag të sezonit të ri.
Sipas raportimeve të Footmercato, konfirmimi i teknikut holandez për edicionin e ardhshëm nuk konsiderohet ende i sigurt, teksa “The Reds” vazhdojnë garën për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League.
Mes emrave që kanë tërhequr vëmendjen e klubit anglez është ai i Andoni Iraola. Trajneri spanjoll ka fituar vlerësime të shumta pas një sezoni pozitiv në drejtimin e Bournemouth, duke u konsideruar si një profil i përshtatshëm për projektin e Liverpoolit.
Megjithatë, 43-vjeçari nuk është pa opsione. Sipas të njëjtave raportime, Iraola ndodhet prej kohësh në bisedime edhe me Crystal Palace, çka mund të komplikojë planet e Liverpoolit në rast se klubi vendos të bëjë lëvizje konkrete për stolin.
KOHA JONË SONDAZH

