Sociedadi bën surprizën e madhe, eliminon Real Madridin në Kupën e Mbretit (VIDEO)
Sociedad ka arritur që të shkaktojë një surprizë të madhe duke eliminuar Real Madridin nga Kupa e Mbretit. Skuadra baske triumfoi në mënyrë spektakolar 4-3 duke siguruar një vend në gjysmëfinale.
Gjithçka nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Martin Odegaard. Norvegjezi shënoi në minutën e 21-të, duke i dhënë fitoren ekipit të tij në pjesën e parë.
Fraksioni i dytë do të ishte një spektakël më vete. Isak shënoi dy herë brenda dy minutave.
Reali reagoi me Marcelon në të 59-tën, por 10 minuta më vonë Mikel Merino vrau çdo shpresë të të besuarve të Zidane. Reali nuk u dorëzua deri në fund, teksa fillimisht shënoi me Rodrygon, ndërsa në minutën e 93-të Nacho shënoi edhe golin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

