Sormani: Po marrim frytet e punës, mesazhi i presidentit s’kishte lidhje me gjobat
Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, iu gëzua fitores së parë në përvojën e tij të dytë në krye të të kuqve. Kampionët e Shqipërisë fituan ndaj Luftëtarit, duke kaluar disi krizën e rëndë.
“Ne kemi punuar shumë gjatë gjithë kohës dhe sot u pa rezultati i punës. Duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të jemi të bashkuar, ky është sekreti i suksesit. U nisëm me idenë që për të krijuar diçka të mirë, por do kohën e vet. Po shikoj fytet e punës. Nga ana psikologjike nuk mund të ishim mirë për shkak të rezultateve negative. Paraqitja ka qenë e mirë edhe ndaj Kukësit. Të gjithë e dimë që meritonim më shumë.
Mendoj që në futbollin modern nuk duhet të ketë një pozicion fiks dhe të përsosur, lëvizshmëria bën diferencën. Nëse vendosim dikë në pozicion statik, bëhet i parashikueshëm. Duhet të jesh i paparashikueshëm, kjo është ajo që bën diferencën dhe nga kjo vjen suksesi.
Çinari? Më pëlqen shumë mënyra se si po luan dhe si po e ndihmon ekipin. Më intereson pak kush realizon. Herët a vonë, goli do të vijë. Rëndësi për mua ka performanca dhe sakrifica për skuadrën.
Mesazhi i presidentit nuk kishte të bënte me gjobën, por ishte një mesazh ndryshe. Nuk ishte gjoba çështja kryesore. Është një mesazh që i shërbente kompaktësisë dhe punës që bën skuadra gjatë gjithë kohës.
Jam i kënaqur, sepse kemi një skuadër të ekuilibruar. Një skuadër që sulmon mirë, një skuadër e shkurtër. Edhe me Kukësin patëm shumë mundësi dhe nuk gjetëm golin. Ne jemi pragmatistë, sepse jemi të përulur dhe punojmë fortë”, deklaroi Sormani.
KOHA JONË SONDAZH

