“Spanja rrezikon përjashtimin nga Botërori”, Ish-presidenti frikëson të gjithë

Ish-presidenti Vijar ka konfirmuar se situata është e rëndë pasi Spanja rrezikon shumë që të përjashtohet nga FIFA dhe Botërori “Rusi 2018”.

Në një intervistë për mediat spanjolle ai i bën apel politikës të heqë dorë, por thumbon edhe kryeministrin Rahoj.

“Mua më kanë pezulluar në mënyrë jo korrekte. Duhet të isha ende president i federatës spanjolle. Komisioni i Lartë i Sportit duhet të heqë dorë nga përfshirja në federatë, sepse do ta rëndojë situatën. Ajo tashmë është shumë e rëndë dhe FIFA e ka për detyrë që të na thotë të respektojmë statutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë dua që Spanja të shkojë në Botëror, por nëse nuk shkojmë, atëherë fajtorët e vetëm gjenden në qeverinë spanjolle. Nuk jam unë fajtori për këtë situatë dhe pjesëmarrja e Spanjës në Botëror nuk varet nga unë. Madje dua të them që FIFA-s nuk ia kam kërkuar unë reagimin për federatën spanjolle”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai është kryeministër i vendit dhe di shumë gjëra, por tani po flet edhe për futboll. Ndoshta do ta emëroj si ndihmës të Lopeteguit dhe, në këtë mënyrë, të fitojë para më shumë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?