Spektakël në 45-minutat e para/ PSG fiton me përmbysje ndaj Bayernit, shënohen 5 gola

Në një mbrëmje që ka përmbushur çdo pritshmëri të tifozëve, përballja gjysmëfinale mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në “Parc des Princes” ka dhuruar një spektakël të rrallë futbolli. Vetëm në 45 minutat e para janë realizuar plot pesë gola, me parisienët që shkojnë në pushim në avantazh 3-2.

Ndeshja nisi me vrull nga miqtë, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 17-të falë një penalltie të kthyer në gol nga Harry Kane. Gjyqtari nuk hezitoi të akordonte 11-metërsh pas ndërhyrjes së Willian Pacho ndaj Luis Díaz, ndërsa sulmuesi anglez u tregua i saktë nga pika e bardhë. Menjëherë pas kësaj, Michael Olise pati një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat, por nuk arriti të konkretizojë.

Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Pas një aksioni të ndërtuar bukur dhe asistit të Désiré Doué, ishte Khvicha Kvaratskhelia ai që riktheu baraspeshën me një realizim spektakolar për 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momenti i dytë i madh për PSG erdhi në minutën e 33-të, kur João Neves kaloi skuadrën e tij në avantazh me një goditje me kokë, pas një krosimi të saktë nga këndi i Ousmane Dembélé.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, bavarezët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë sërish në minutën e 42-të. Pas një aksioni të ndërtuar nga Pavlović, ishte Olise që gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të bukur me të majtën për 2-2.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, erdhi një tjetër episod vendimtar. Pas ndërhyrjes së VAR-it për prekje të topit me dorë nga Alphonso Davies, gjyqtari akordoi penallti për PSG. Nga pika e bardhë nuk gaboi Dembélé, i cili riktheu avantazhin për vendasit.

VIDEO E GOLAVE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?