Starova: Barazimi do të ishte më i drejtë, por Botev e meritoi kualifikimin

Suljeman Starova ka pranuar pas ndeshjes se skuadra e Botev Plovdiv e meritonte më shumë kualifikimin se sa Partizani. Sipas tij, kishte faktorë të ndryshëm pse bullgarët dominuan në të dy ndeshjet, edhe pse mendonte se në këtë duel të dytë, Partizani meritonte të paktën barazimin.

Për rrjedhën e ndeshjes

“Ishte një ndeshje shumë e mirë. Në fillimin e pjesës së parë kishim mundësi të shënonim por e humbëm dhe Botev kontrolloi topin. Ata rrezikuan me Nedelev dhe shënuan, duke e bërë më të lehtë për ta ndeshjen. Ishte një ndeshje shumë e mirë, edhe për spektatorët. Nuk jam i lumtur me rezultatin, minimalisht barazimi do të ishte më i mirë për ne”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ndryshimin mes Botev dhe Partizanit

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më duhet të them se në përgjithësi, Botev kishte më shumë avantazh që para ndeshjes së parë. Për shkak se kishin filluar më shpejt punën, ndërsa ne kemi filluar sezonin me 6 lojtarë të cilët nuk janë më në skuadër.

Katër ndeshje miqësore që zhvilluan ata janë shumë në krahasim me ne, ndërsa të kesh të njëjtën skuadër te vitit të kaluar është një avantazh i madh. Pas kësaj, mund të them se kanë një cilësi të madhe lojtarësh si Nedelev e Kosoko, apo të tjerë me shumë cilësi.

Kjo është arsyeja pse them që në fund të dy ndeshjeve, Botev e meritonte të kualifikohej në turin e dytë”.

Për shanset që ka Botev për të vazhduar më tej

“Tani është pak e vështirë sepse skuadrat e tjera janë të vështira. Por nëse keni fat në short, mund të mundoheni të kualifikoheni edhe me ekipe të forta. Në këtë rast, të kesh fat është e rëndësishme”.

Për të ardhmen pas kësaj ndeshjeje

“Unë jam trajneri, kam qenë për dy vitet e fundit, jam edhe krahu i djathtë i presidentit, këshilltari i tij. Do të mbaroj karrierën në këtë klub, nëse vendosim diçka, do e bëjmë me presidentin”./panoramasport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?