Statistika/ Messi nuk i ka shënuar asnjëherë Liverpoolit
110 gola n 1341 ndeshje në Champions League për Lionel Messin. Shumë pak skuadra kanë arritur që ta mbajnë portën e paprekur në duelet me yllin argjentinas. Një prej tyre është kundërshtari i mbrëmjes së sotme në gjysmëfinalen e Champions League, Liverpooli.
Blaugranët janë përballur me ekipin anglez në dy raste, në edicionin 2006/07, teksa Messi nuk mundi që të gjente asnjëherë rrugën e rrjtës. Sfida në “Anfield” u mbyll me fitoren 1-0 të blaugranëve, ndërkohë që në “Camp Nou” triumfuan anglezët me rezultatin 2-1.
Në total janë 6 ekipe ku Messi nuk u ka shënuar asnjëherë, teksa mes tyre është Interi dhe Udinese nga ekipet italiane. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

