Stemat e FIFA-s për vitin 2021, pjesë e saj janë 3 femra
Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë edhe ndarja e stemave të FIFA-s për vitin 2021 të gjyqtarëve shqiptarë të futbollit femra dhe meshkuj.
Kjo ceremoni u organizua nga Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrave, ku morën pjesë, presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, specialisti i gjykimit, Bujar Pregja si dhe Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci.
Në listën prej 13 gjyqtarëve që u pajisën me stemën e FIFA-s për vitin 2021, bie në sy prezenca e 3 arbitreve femra, Emanuela Rusta si gjyqtare kryesore dhe Koleta Prenga e Erinda Kume si asistente. Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtari i Futsallit, Arlind Subashi.
Gjyqtarë kryesorë:
1. Enea Jorgji
2.Eldorian Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta
Asistentët:
- Denis Rexha
- Ridigers Çokaj
- Nertil Bregasi
- Dojando Myftari
- Ilir Tartari
- Rejdi Avdo
- Koleta Prenga
- Erinda Kume
Gjyqtar i Futsallit
- Arlind Subashi
KOHA JONË SONDAZH

